Vajza Daneze

Vajza Daneze

B17787
1.000 Lekë
David Ebershoff
ISBN: 9789928217301
Publisher: Dituria
Publication Year: 2016
Number of Pages: 316

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: Ç’duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon? Gjithçka nis me një pyetje, me një kërkesë të thjeshtë për ndihmë që ajo i bën bashkëshortit, teksa pikturojnë në studion e përbashkët, duke i hapur udhë shndërrimit që nuk i shkonte në mend askujt. Si bashkim i së vërtetës me trillin, për të krijuar një vepër të veçantë me tis romantik, “Vajza daneze” portretizon me rrjedhshmëri intimitetin e veçantë që karakterizon çdo martesë, historinë mbresëlënëse të Lili Elbës, nismëtares së ndryshimeve tansgjinore, si dhe gruan e dyzuar mes besnikërisë ndaj martesës dhe dëshirave e ambicies vetjake. Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.