E Gjitha Jete

E Gjitha Jete

B18548
1.100 Lekë
Fabio Volo
ISBN: 9789994304851
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2017
Number of Pages: 236

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën “MOS SHQETËSO!” në derë? Ku përfunduan pasioni, bashkëpunimi? Libri i ri i Fabio Volo-s të grish për t’u kredhur i tëri në jetën e përditshme të një çifti, në evolucionin e një dashurie. Tregon krizën që nis me ardhjen në jetë të një fëmije dhe, për më tepër, çfarë ndodh kur diçka e thyen magjinë mes dy të dashuruarve. Dhe sugjeron, hedh hipotezën e një përgjigjeje, kërkon një rrugëdalje. Duket sikur protagonistët e romaneve më të dashur të Volo-s, “Edhe një ditë më shumë” apo “Koha që do të doja”, po përballojnë tanimë periudhën e pas rënies në dashuri, duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe kontradiktat e të jetuarit vërtet së bashku. Edhe një herë, Volo na habit me aftësinë e tij të fotografimit dhe emërtimit të ndjenjave, madje edhe të atyre jo fort fisnike, por që, gjithsesi, nuk janë më pak të zakonshme. “E gjitha jetë” është një roman i drejtpërdrejtë, i sinqertë, pa drojë. Duke e lexuar, mund t’ju ndodhë të buzëqeshni apo të prekeni njësoj sikur ta keni përjetuar diçka të tillë në lëkurën tuaj. FABIO VOLO është shkrimtar, aktor, prezantues televiziv dhe radiofonik. Ka publikuar: Po dal për një shëtitje (2001), Kam një jetë që të pres (2003), Një vend në botë (2006), Edhe një ditë më shumë (2007), Koha që do të doja (2009), Regëtimat e dritës së mëngjesit (2011) dhe Rruga drejt shtëpisë (2013), të gjithë të botuar nga Mondadori. Librat e tij janë të përkthyer në shumë vende të botës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.