Djali Plangprishes

Djali Plangprishes

B18585
1.500 Lekë
Danielle Steel
ISBN: 9789928203687
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2017
Number of Pages: 392

Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri-tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin. Majklli u mundua për një kohë të gjatë dhe në mënyrë energjike t'ia arrinte kësaj. Humnera mes Piterit dhe familjes së tij ishte e pakapërcyeshme, prandaj ai e drejtoi energjinë e vet në një shtrat tjetër. Nisi të fitonte para dhe u bë legjendë në Uoll-strit jo për ata, por për veten. Ai i tha vetes se mendimi i prindërve nuk kish më asnjë rëndësi për të, dhe se kjo nuk e shqetësonte fare. Duke shfaqur indiferentizëm ndaj tyre dhe duke i vizituar gjithnjë e më rrallë, ai pushoi së ngacmuari plagët e vjetra. Harresa ishte balsam shërues i zemrës së tij, shpërblim për vitet e fyerjeve. Kur shkonte në shtëpi për t'i parë prindërit, atë a acaronte gjithçka. Majklli bënte sikur ishte pala e vuajtur, megjithëse ishte krejt e kundërta. Piterin e akuzonin për të gjitha mëkatet, edhe sikur ato të ishin të pamerituara. Majklli ishte gjithnjë një dëshmitar i heshtur.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.