Te Flas Nen ze

Te Flas Nen ze

B18809
1.200 Lekë
Lucrezia Scali
ISBN: 9789928216267
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2017
Number of Pages: 250

Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t'i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur. Mia i adhuron kafshët dhe përveçse ka një ndër klinikat më të mira veterinare në Torino, është në prag të realizimit të një projekti shumë të rëndësishëm për të: t'u rikthejë buzëqeshjen fëmijëve të shtruar në spital nëpërmjet terapisë së kafshëve. Mirëpo dashuria e madhe, me sa duket, nuk ka ndër mend të mbërrijë në jetën e saj ose të paktën, kështu mendon Mia para se të njohë Albertin, një mjek tërheqës, dhe Diegon, një polic në dukje aventurier, i cili sapo është transferuar nga Pulja në Torino. Më në fund, Kupidi do të lëshojë shigjetën: a do të arrijë vallë të godasë njeriun e duhur për zemrën e Mias? Lucrezia Scali Ka Lindur në Monkalieri në vitin 1986 dhe disa vjet më vonë, është transferuar në Torino. Dashuria për kafshët e nxiti të vazhdonte Fakultetin e Veterinarisë në Gruljasko, ku vazhdon ende studimet. Që nga viti 2012, ajo ka edhe një blog të vetin: Libri që rreh (II libro che pulsa).

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.