Shoqeria E Motrave Te Trendafilit

Shoqeria E Motrave Te Trendafilit

B19104
1.400 Lekë
Jim Marrs
ISBN: 9789928002662
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2017
Number of Pages: 472

Adolf Hitleri është në prag të arritjes së fitores së tij të madhe: zbulimit dhe kapjes së Thesarit të Solomonit, që besohet se është thesari më i shenjtë i botës e që përmban edhe dije të lashta. Ai beson se ky thesar do të garantojë ëndrrën e tij të Rajhut Njëmijëvjeçar.
A do të mundet Zhizelë Çajkovski, gruaja e re amerikane që ka fituar famë si balerinë adoleshente në vitet 1930 të ndërpresë ëndrrën e Hitlerit për pushtimin e botës? A do të bëjë Shoqëria e Fshehtë e Motrave, që ajo krijon, gjithçka kundër makinës së tmerrshme luftarake naziste?
A do të mundet të sjellë Shoqëria në kohën e duhur rigjallërimin e hyjnisë femërore në jetën njerëzore, që të shpëtojë botën nga holokausti i këtij të çmenduri?
Xhim Marsi paraqet një kombinim skajor të faktit dhe trillimit në këtë histori që rrëmon gjerësisht në sekretet e lashta të zbuluara në mes të periudhës së luftës. Kjo histori është një rrëfenjë për dashurinë dhe për luftën, për misteret e lashta dhe për përpjekjet për drejtpeshimin e shpirtit njerëzor.
Gjetja e misteriozes Kafkë e Fatit përbën shtysën fillestare që Zhizela të bashkojë dymbëdhjetë gra të jashtëzakonshme për të formuar Shoqërinë e Motrave të Trëndafilit. Përveçse gra me lidhje të shumta, ato janë bashkëshorte, dashnore dhe të besuara të burrave më të fuqishëm të Luftës së Dytë Botërore.
Fama, burimet dhe pasuria e familjes i sigurojnë Zhizelës mjetet për të krijuar e për të përdorur Shoqërinë, një organizatë kjo e bazuar në parimet hyjnore të dashurisë e të paqes.
Motrat përdorin shkathtësinë, joshjen, pasionin, dashurinë dhe mençurinë e tyre për t'ia punuar shërbëtorëve të Hitlerit e për të kontribuar në rënien e Rajhut të Tretë. Zhizela dhe Shoqëria e Motrave të Trëndafilit përbëjnë një pjesë të historisë së fshehtë të Luftës së Dytë Botërore.
Në roman, lexuesi do të gjejë me shumicë fakte dhe teori konspirative për ngjarje e persona të shumtë, që nga okulisti Alister Krouli e oficeri dhe shkrimtari Jan Fleming të cilët luajnë një rol kyç në kapjen e oficerit të lartë nazist Rudolf Hes, deri te dashnoret e Hitlerit e të Musolinit që punojnë në prapaskenë për të afruar fundin e luftës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.