Femrat

Femrat

B19145
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Charles Bukowski
ISBN: 9789928248480
Publisher: Pegi
Publication Year: 2017
Number of Pages: 412

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku i paepur Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tëra punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar. Në këtë furi fame dhe alkooli, Bukowski rrëfen haptas dhe pa asnjë nënkuptim një pasion magjepsës të tij: gratë dhe aventurat e tij të dashurisë, të vërteta apo të sajuara qofshin. Për të, ato janë burim i përhershëm tërheqjeje, një nevojë që nuk njeh prehje dhe nuk ndalet as para situatash nga më të pavolitshmet, më të turpshmet apo më të neveritshmet. Disa gra duan pak a shumë atë që do dhe ai – seksin e thjeshtë, pa komplikime – disa duan ta ndryshojnë, disa duan të kenë një lidhje normale me të e të pakta janë ato që duket se nuk mund ta pranojnë paaftësinë e tij për të mos fjetur me shumicën e grave që takon. Kërkimi i tij nuk resht përpara asgjëje, ndoshta sepse dashuria dhe lufta mes sekseve janë mjeti më i sigurt për shkrimtarin amerikan për të ruajtur lidhjet me realitetin. Histori të çuditshme, takime vulgare dhe groteske, bëma të paharrueshme a mjerane, dialogë të pacipë e të drejtpërdrejtë, në sfondin e një ekzistence endacake, të shënjuar nga maratona të gjata alkoolike. Një botë endacakësh e bohemësh, që askush më mirë se Bukowski s’ka ditur ta përjetësojë në faqet e një romani.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.