Serenata

Serenata

B19260
1.300 Lekë
Zulfu Livaneli
ISBN: 9789928002730
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2017
Number of Pages: 472

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...
Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshme dhe nga frika se mos zbulohet identiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në Paris, Maksi largohet për një çast...
Viti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 ka dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet në Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, specialiste për marrëdhëniet me publikun.
Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione, por edhe për të kujtuar fundin tragjik të historisë së tij të dashurisë me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbresëlënëse gjashtëdhjetëvjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.
Livaneli nxjerr në ditë të diellit të vërteta që nuk i dimë, që i kemi harruar dhe ndoshta nuk na pëlqejmë kur i lexojmë. Ky libër na mundëson të zhytemi në emocione të thella dhe intensive. Romantizmi, historia, emocioni, të gjitha janë të fshehura në këtë libër. I shkruar me një stil të suksesshëm sa lexuesi nuk dëshiron ta heqë nga dora.
Disa herë do ta vendosni veten në vend të heronjve të librit. Disa herë do ta gjeni veten në mes ngjarjeve të mbetura mistere në histori. Një histori dashurie tragjike e shkruar duke u shkrirë me ngjarje të vërteta historike.
Në këtë libër që trajton një periudhe historike të errët, Livaneli masakrën e përbashkët të Rusisë, Anglisë, Turqisë dhe Gjermanisë ia përcjell lexuesit bashkë me një histori dashurie.
Zülfü Livaneli në romanin "Serenata" e ka treguar gjithçka në mënyrën më të mirë. Ka dhënë informacione, ka pasqyruar kulturën e shoqërisë, ka nxjerrë në pah historinë e vërtetë, ka lartësuar madhështinë e dashurisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.