Mos E Ler Mendjen Te Ike

Mos E Ler Mendjen Te Ike

B20037
Out-of-Stock
800 Lekë
Mirela Sula
ISBN: 9789928450623
Publisher: Reklama
Publication Year: 2018
Number of Pages: 160

"Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja. Vetja, e pakuptuar dhe e keqpërdorur nga vetja, të hedh në trishtim, të sëmurë fizikisht, të pengon në jetë, të divorcon, mund të të bëjë keq, dhe të shkatërron përfundimisht. Autorja na tregon se si mund ta shmangim këtë duke e ruajtur veten nga vetja. Do të thosha shkurt se është një libër aq i dobishëm sa edhe recetat e një gatimi të mirë për një amvisë që do të gatuajë."
Prof. Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave
"Autorja në këtë libër ilustron përmes një pikture të shkëlqyer çështjet psikologjike që ne ndeshim në jetën tonë të përditshme. Ajo e arrin këtë duke përdorur histori nga realiteti shqiptar dhe ngjarje nga jeta e saj personale, duke sjellë në dritë shoqërinë e të shkuarës, frikën e të ardhmes dhe rrjedhimisht edhe shqetësimin që ne kemi shpesh për të tashmen e gjendjes sonë mendore. Sokrati, filozofi i njohur grek, një herë ka thënë: "Jo jeta, por jeta e mirë është ajo që duhet vlerësuar". Ky është mesazhi që unë kuptova nga ky libër."
Sebi Fishta, psikolog, USA
"Përmes këtij libri, Mirela Sula ka treguar se uria më e madhe e qenies njerëzore nuk është për para, tituj, seks etj, por është aktivizimi i dimensioneve që potencialisht ekzistojnë në brendinë tonë për të jetuar në plotësi. Autorja nuk bën ndryshime, por kalon mbi ndryshimet, gjegjësisht bën transformime radikale për të gjetur kuptimin e jetës në të gjitha fazat e saj. Mirela Sula me këtë libër na mëson se, nëse ekziston një pse, atëherë ekziston edhe një si."
Hetem Ramadani, bashkautor i librit "Për meditim, sukses dhe shëndet"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.