Zakone Te Vogla : Revolucioni Me Hapa Te Vegjel

Zakone Te Vogla : Revolucioni Me Hapa Te Vegjel

B21894
1.200 Lekë
Bj Fogg
ISBN: 9789928004291
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2020
Number of Pages: 378

BJ Fogg, PhD
është themeluesi i Laboratorit të Skicimit të Sjelljes në Universitetin Stenford. Përveç kërkimeve, Fogg u jep mësim inovatorëve të industrisë lidhur me atë se si funksionon realisht sjellja njerëzore. Ka krijuar Akademinë e Zakoneve të Vogla për të ndihmuar njerëzit anembanë botës. Jeton në Kaliforninë e Veriut dhe Maui.
“BJ Fogg është një nga ata individë që mund të balancojë në mënyrë të shkëlqyer studimet me aftësinë për t’i bërë të dobishme dhe të kuptueshme për të gjithë këto studime.”
– Shawn Achor,
Autor i bestsellerit
“Përparësia e lumturisë”
sipas New York Times
Eksperti i parë në botë për krijimin e zakoneve, ju tregon si mund të keni jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme: duke e nisur pak e nga pak.
Kur vjen puna te ndryshimi,
VOGËLSIRAT JANË TË FUQISHME.
Niseni me dy pompa mbi krahë në ditë, jo me stërvitje dy orëshe, me pesë frymëmarrje të thella në mëngjes, jo me një orë meditim.
Te “Zakone të Vogla”, B.J. Fogg sjell përvojën e tij në trajnimin e mbi 60,000 njerëzve, të cilët i ka ndihmuar të bien në peshë, të largojnë stresin, të flenë më mirë apo të arrijnë çfarëdolloj objektivi. Gjithçka ju duhet është vetëm formula e sjelljes që ka shpikur Fogg:
bëjeni të thjeshtë, gjejini një vend ku ta
fusni në jetën tuaj dhe ndjehuni mirënjohës.
Sa herë hipni në makinë, mbushuni një herë thellë me frymë. Buzëqeshni. Sa herë shtriheni në shtrat, fikeni telefonin. Përgëzojeni veten për këtë.
Ndryshimi mund të jetë i thjeshtë, pasi fillon, vazhdon të rritet. Dhe B.J.Fogg jua tregon se si.
Me “Zakone të Vogla” do të mësoni:
• Një metodë të thjeshtë për t’i bërë qëllimet të vogla dhe të arritshme
• Pse emocionet, dhe jo përsëritja, janë baza e krijimit të zakoneve
• Si të hiqni qafe zakonet e këqija
• Dhe shumë më tepër!

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.