Po Sikur?

Po Sikur?

B23191
1.500 Lekë
Randall Munroe
ISBN: 9789928341259
Publisher: Botart
Publication Year: 2021
Number of Pages: 295

PO SIKUR? - PËRGJIGJE SERIOZE SHKENCORE
NDAJ PYETJEVE ABSURDE HIPOTETIKE
Nga themeluesi i karikaturës komike mjaft të njohur xkcd vijnë përgjigje të çuditshme ndaj pyetjeve mjaft të rëndësishme, që, me siguri, nuk do t’i bënit dot vetë MILIONA NJERËZ në gjithë globin vizitojnë çdo javë xkcd.com, për të lexuar karikaturat komike të Randall Munroe-it. Vizatimet e tij karikaturiste rreth shkencës, teknologjisë, gjuhës dhe dashurisë ndiqen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe përgjigjet e studiuara me hollësi kundrejt pyetjeve të çuditshme të fansave të tij. Kërkesat që i mbërrijnë atij variojnë nga ato thjesht të çuditshme deri tek ato krejtësisht djallëzore:
- Po sikur të provoje të gjuaje një top bejsbolli që udhëton me 90 për qind të shpejtësisë së dritës?
- Po sikur të notoja në një pishinë me karburant bërthamor të shpenzuar?
- A mund të ndërtosh një jetpack, duke përdorur kallashnikovë të drejtuar për poshtë?
- Po sikur një tërmet prej 15 ballësh të godasë Nju-Jorkun?
- Çfarë do të ndodhte nëse ADN-ja e dikujt do të zhdukej krejtësisht?
Përgjigjet e tij janë perla komike, të cilat shpjegojnë në mënyrë mjaft të përpiktë dhe argëtuese çdo gjë, duke filluar nga gjasat që të njihesh me shpirtin tënd binjak e deri te mënyrat më të tmerrshme, se si mund të vdesësh duke ndërtuar një tabelë të elementeve të Mendelejevit.
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
***
RANDALL MUNROE, një ish-inxhinier i robotikës në NASA, është themeluesi i faqes komike të web-it xkcd dhe autori i “xkcd: volumi 0”. Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë së fundmi emërtoi një asteroid me emrin e tij; asteroidi 4942 Munroe është i madh mjaftueshëm sa për të shkaktuar zhdukje në masë, nëse do të godiste ndonjë planet si Toka. Ai jeton në Kembrixh, Masaçusets.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.