Minuta E Pare

Minuta E Pare

B25941
1.000 Lekë
Chris Fenning
ISBN: 9789928006059
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2023
Number of Pages: 203

Si ta bëni tjetrin t'ju dëgjojë me vëmendje dhe si ta përcillni mirë mesazhin në punë? Mësoni mënyrën më të lehtë për të përmirësuar aftësinë e komunikimit në punë. Nuk ka asgjë të pakuptimtë, asnjë këshillë të mjegullt, por vetëm metoda praktike hap pas hapi që mund të filloni t'i praktikoni që sot.
Ky libër, që ka fituar disa çmime, na mëson mënyrën se si të zhvillojmë biseda të qarta e të shkurtra në punë, por edhe e-maile, mbledhje, intervista e rrethana të tjera të lidhura me punën.
Komunikimi duhet të jetë sa më i qartë dhe i përmbledhur dhe shpesh na duhet të dalim menjëherë te thelbi. Problemi është se, jo gjithmonë dimë si ta bëjmë këtë. Çfarë do të thotë të shprehesh në mënyrë të përmbledhur? Si mund të përmblidhet një temë e ndërlikuar në vetëm pak rreshta?
Ky libër i çmuar na tregon se, të shprehesh në mënyrë të përmbledhur nuk do të thotë vetëm të përpiqemi ta ngjeshim të gjithë informacionin në gjashtëdhjetë sekonda. Ai na mëson se si ta shprehim qartë qëllimin, si t'i ndajmë e t'i renditim temat dhe si të përqendrohemi te zgjidhja, në vend që të ngecim te problemi.
Në faqet e këtij libri do të zbuloni:
Si të zhvilloni biseda më të shkurtra e më të mira në punë.
Si të dilni shpejt te thelbi, pa u hedhur degë më degë e nëpër shumë tangjente.
Si ta orientoni dëgjuesin drejt zgjidhjes që ju duhet.
Si të zbatoni të njëjtën teknikë në pothuajse çdo bisedë, e-mail, prezantim apo intervistë, me rezultate të shkëlqyera.
Libri është rezultat i më tepër se 20,000 bisedave në punë tregtare dhe teknike. Chris Fenning ka trajnuar individë dhe ekipe në mbarë botën me këto teknika, të cilat funksionojnë për të gjithë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.