Mbase Duhet Te Flasesh Me Dike

Mbase Duhet Te Flasesh Me Dike

B26271
1.500 Lekë
Lori Gottlieb
ISBN: 9789951846295
Publisher: Pema
Number of Pages: 465

Një libër i ri befasues, zbavitës, që të fut në mendime dhe na çon në prapaskenat e botës së një terapisteje aty ku pacientët e saj kërkojnë përgjigje (dhe po kështu edhe ajo vetë).
Një ditë, Lori Gotlib është një terapiste e cila ndihmon pacientët e saj në klinikën e saj në Los Anxheles. Ditën tjetër, një krizë bën që bota e saj të shembet. Hyn Uendelli, terapisti i çuditshëm, por me përvojë, në zyrën e të cilit ajo zbarkon papritur. Me kokën e tij me flokë të rëna, kardiganin dhe pantallonat e tij të dokut, ai duket sikur ka dalë drejt e nga Terapisti Tipik. E megjithatë, siç do të dalë më vonë, ai vetëm i tillë nuk është.
Teksa Gotlib eksploron ambientet e brendshme të jetës së pacientëve të saj një producent Hollivudi i përqendruar te vetja; një e sapomartuar e re e diagnostikuar me një sëmundje vdekjeprurëse; një qytetare e moshuar, e cila kërcënon që t'i japë fund jetës në ditëlindjen e saj nëse asgjë nuk përmirësohet; dhe një njëzetecavjeçare, e cila nuk ndalon dot së lidhuri me meshkujt e gabuar ajo zbulon se pyetjet që i mundojnë ata janë pikërisht ato të cilat ajo po ia çon tashmë Uendellit.
Me një urtësi dhe humor befasues, Gotlib-i na fton në botën e saj si mjeke dhe si paciente, duke ekzaminuar të vërtetat dhe trillimet që ne i themi vetes dhe të tjerëve teksa lëkundemi mbi litarin e hollë ndërmjet dashurisë dhe dëshirës, kuptimit dhe vdekshmërisë, fajit dhe shpagimit, terrorit dhe kurajës, shpresës dhe ndryshimit.
Mbase duhet të flasësh me dikë është një libër revolucionar në çiltërsinë e tij, duke ofruar një udhëtim thellësisht personal, por edhe universal, në zemrat dhe mendjet tona dhe duke na dhënë dhuratën më të rrallë: një portret që zbulon me guxim atë që nënkupton të qenët njeri dhe një rrëfim ndriçues, çarmatosës dhe argëtues të jetëve tona misterioze dhe aftësisë sonë për t'i ndryshuar ato.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.