• New
Metafizika E Seksit

Metafizika E Seksit

B26325
1.785 Lekë
Julius Evola
ISBN: 9789951058346
Publisher: Dukagjini
Publication Year: 2024
Number of Pages: 568

"Evola e ankoron ndryshimin midis burrit dhe gruas në traditën e madhe klasike dhe paraklasike: burri si element i njësishëm, si shpirt, si qiell, gruaja si element diadik, si tokë, si lëndë. Shembuj të panumërt ekzistojnë në traditë, të cilën Evola me përpikëri e citon dhe që nuk do t'i kujtoj këtu: dua vetëm të përmend traditën klasike sipas së cilës, nëse është e vërtetë që Zeusi është babai i perëndive dhe Kronosi, që përpinte bijtë e tij, ishte gjithsesi një mashkull, Kaosi primordial, që ne e bashkëpërcaktojmë në kuptim mashkullor, ishte femër, ishte grua. Që këtu shihet kjo marrëdhënie e fshehtë dhe e pabesueshme midis burrit dhe gruas kur burri është burrë dhe gruaja është grua: forma që mbrun lëndën, por lëndën që nuk është një lëndë e palëvizshme, e vdekur, e mellët, por një lëndë e gjallë, e gjallshme, shtazarake, e guximshme. Të vjen pothuajse për të qeshur, apo, thënë më mirë, për të qarë, kur mendon se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien midis sekseve - siç edhe Evola fliste qysh më 1958 - sot: mjerim, varfëri, përzierje mashtrimesh, tradhtish, dështimesh, ushtrimesh qesharake, përdorime ilaçesh, shurupesh dhe injeksionesh për të pasur ereksione dhe orgazma shumë të gjata që nuk vlejnë absolutisht asgjë, sepse u mungon shpirti, arketipi, e vërteta"

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.