Vepro Si Nje Grua Mendo Si Nje Burre

Vepro Si Grua, Mendo Si Burre

B14389
800 Lekë
Steve Harvey
ISBN: 9789928286536
Publisher: Botart
Publication Year: 2013
Number of Pages: 292

I përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë, libri “Vepro si grua, mendo si burrë” është padyshim udhëzuesi i grave në marrëdhëniet e tyre me burrat.
Steve Harvey nuk i numëron dot gratë mbresëlënëse, me të cilat është njohur ndër vite – gratë e shumta të jashtëzakonshme, të cilat ia dalin të drejtojnë një biznes, të kenë tre fëmijë, të kujdesen më së miri për shtëpinë, të jenë në formë të shkëlqyer fizike e, njëherazi, të drejtojnë grupin e kishës. Atëherë, pse këto gra, kur vjen puna te marrëdhëniet e tyre me burrat nuk arrijnë ta kuptojnë se ç’ndodh me ta në një lidhje serioze? Sipas Steve-it, kjo ndodh sepse në raste të tilla ato, në vend që të shkojnë drejt e te burimi, kërkojnë këshilla nga vetë gratë. Në këtë botim të ri, Steve ka shtuar një seksion me këshilla të reja se si të silleni me ish-gratë e partnerëve tuaj, duke i bërë marrëdhëniet tuaja pikante, ju tregon se kur jeni gati për t’u martuar, si dhe shumë gjëra të tjera.
Hera-herës gazmor, shpesh krejt i drejtpërdrejtë, por gjithnjë i sinqertë, “Vepro si grua, mendo si burrë” është një libër që duhet ta lexoni, nëse doni ta kuptoni se si mendojnë burrat kur është fjala për marrëdhëniet e tyre me ju, intimitetin dhe dashurinë.
“Një nga gurutë tanë më të suksesshëm e më të kërkuar në të kuptuarin e lidhjeve dashurore. Burri, para të cilit gratë nuk hezitojnë të tregohen të vërteta në çdo gjë...”-Essence
“Harvey të çudit me vëzhgimet e tij deri në detaje mbi mentalitetin mashkullor dhe i pajis gratë me strategjitë e duhura për ta zbutur këtë bishë të egër.” -Philadelphia Inquuirer

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.