Ringjallja E Erosit

Ringjallja E Erosit

B21559
1.000 Lekë
Esther Perel
ISBN: 9789928310095
Publisher: Pegi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 292

Në librin e saj “Ringjallja e erosit”, Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një
dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fton të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe
shpjegon se ç’duhet bërë që epshi të bëhet sërish pjesë e jetës sonë.
Gjatë punës së saj 20-vjeçare si terapiste, Perel-i ka trajtuar qindra çifte, të cilave u ka humbur flaka e pasionit. Ajo shpjegon që prirjet tona kulturore
për barazi, solidaritet dhe dëlirësi absolute janë krejt në antitezë me dëshirën erotike që kanë të dyja palët, si burrat, si gratë. Poetika e seksit del shpesh nga
kornizat e të qenit korrekte dhe nuk zbaton asnjëherë rregullat e imponuara nga shoqëria. Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe
në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit. Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit
idealin e barazisë dhe ndjenjat familjare.
Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia; libër që hedh dritë mbi një mori ndjesish, të cilat do ta shndërrojnë mënyrën se si
jetojmë dhe dashurojmë.

Customers who bought this product also bought:

4 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.