Qyteti Dhe Patologjite E Jetes Urbane

Qyteti Dhe Patologjite E Jetes Urbane

B20881
1.000 Lekë
Gezim Tushi
ISBN: 9789928277411
Publisher: Toena
Publication Year: 2019
Number of Pages: 400

Një libër i cili merret me studimin e hollësishëm të problemeve sociale që shqetësojnë jetën e sotme urbane të qyteteve tona. Në një hapësirë prej 400 faqesh trajtohen gjërësisht pasojat e zhvillimeve demografike ekstensive dhe nevoja e urbanizimeve të reja të qyteteve tona, si një proces i determinuar, kusht për t’i bërë ato sa më cilësore, të jetueshme, duke shmangur degradimin e tyre.
Autori ofron ide dhe zgjidhje të mundshme, për të bërë të mundur që patologjitë e sotme të jetës urbane të mund të vendosen nën kontrollin e shoqërisë. Kjo përmes trajtimit sociologjik të ndryshimeve sasiore e cilësore, transformimit të përshpejtuar të raporteve midis popullsisë rurale dhe urbane. Të gjitha këto ndryshime, transformime, përmirësime por dhe përkeqësime, autori i trajton në kontekstin e asaj që ai e vlerëson si “revolucion urban”, që tashmë ka ndodhur në Shqipëri në tri dekadat e jetës demokratike. Ai është revolucion i vazhduar, i pandërprerë. Një proces i ndërlikuar social, ekonomik e urban, i cili nga njëra anë ka zgjeruar “këmishën” e qyteteve tona. Por nga ana tjetër pasojat nuk mund të jenë të përballueshme dhe të asimilueshme pa respektimin e “disiplinës urbane”. Nga qytetarëve autoktonë apo të sapourbanizuarit. Sepse qyteti ka nevojë për dinjitetin e jetës së përditshme të qytetarëve të tij.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.