Inteligjenca Emocionale 2.0

Inteligjenca Emocionale 2.0

B22864
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Dalai Lama
ISBN: 9789928265401
Publisher: Minerva
Publication Year: 2021
Number of Pages: 229

PËRDORNI FUQINË E PËRCAKTUESIT #1 TË SUKSESIT PROFESIONAL & EKSELENCËS PERSONALE
Në botën e sotme të vrullshme me vende pune konkurruese dhe kushte ekonomike të trazuara, secili prej nesh kërkon mjete efikase të cilat mund të na ndihmojnë të menaxhojmë, të përshtatemi dhe të shkëputemi nga turma.
Sot inteligjenca emocionale (IE) nuk ka nevojë për shumë prezantim – dihet se IE është vendimtare për suksesin tuaj. Por të dini se çfarë është inteligjenca emocionale dhe të dini se si ta përdorni për të përmirësuar jetën tuaj, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Inteligjenca emocionale 2.0 ofron një program hap pas hapi për rritjen e inteligjencës suaj emocionale, duke përdorur katër aftësitë thelbësore të IE-së – vetëdija, vetëkontrolli, vetëdija shoqërore dhe kontrolli i marrëdhënieve – që të tejkaloni synimet tuaja dhe të arrini potencialin tuaj më të plotë.
Dr. Bradberry dhe Dr. Greaves zbulojnë për herë të parë në një libër programin revolucionar të agjencisë TalentSmart, i cili ndihmon njerëzit të identifikojnë aftësitë e tyre të IE-së, t’i forcojnë ato dhe të provojnë performancë të qëndrueshme në ndjekje të objektivave të rëndësishme të jetës. Ky libër përmban strategji të vërtetuara nga një dekadë përpjekje për të matur me saktësi dhe për të përmirësuar inteligjencën emocionale. Këto strategji, të cilat besohen nga liderë të nivelit të lartë në kompani në mbarë botën, do t’ju mundësojnë të shfrytëzoni aftësitë të cilat përbëjnë 58% të performancës në të gjitha llojet e profesioneve.
Vlerësimi i Inteligjencës Emocionale®, do t’ju tregojë se sa është IE-ja juaj sot dhe se çfarë mund të bëni për ta maksimizuar menjëherë. Bazuar në studime të besueshme që përfshijnë mbi 500,000 përgjigje, ky version i ri i testit do t’ju:
» Tregojë me saktësi se cila prej 66 strategjive të inteligjencës emocionale do t’jua shtojë IE-në më shumë.
» Zbulojë sjelljet specifike që ndikojnë te rezultatet tuaja të IE-së.
» Lejojë të testoheni për herë të dytë që të matni se sa është shtuar IE-ja juaj prej përpjekjeve.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.