Arratisje Nga Liria

Arratisje Nga Liria

B00855
Out-of-Stock
800 Lekë
Erik Fromm
ISBN: 9789995657574
Publisher: Plejad
Publication Year: 2011
Number of Pages: 285

Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern. Njësia themelore e procesit shoqëroro është individi, dëshirat dhe frika e tij, arsyeja dhe pasionet e tij, prirja e tij dnaj së mirës dhe së keqes. Për të kuptuar dinamikën e procesit social duhet të kuptojmë dinamikën e proceseve psikologjike që ndodhin tek individi, ndaj atë duhet ta shikojmë në kontekstin e kulturës që e plazmon. Teza e këtij libri është se njeriu modern, i çliruar nga shtrëngesat e shoqërisë para – individualiste, e cila në të njëjtën kohë i jep sigurinë dhe e kufizon, nuk e ka arritur lirinë në kuptimin pozitiv të realizimit të qenies së vet, dmth në shprehjen e mundësive të tij intelektuale emotive dhe ndjesore. Megjithatë, i etur për pavarësinë dhe arsyen, liria e ka bërë të izoluar dhe shpesh të ankthshëm dhe të pafuqishëm. Ky izolim është i patolerueshëm dhe alternativa që i paraqitet njeriut është si më poshtë: ose të largohet nga perla e kësaj lirie drejt një marrëzie dhe nënshtrimi të ri, ose të përparojë drejt realizimit të plotë të lirisë pozitive që bazohet në unicitetin dhe individualitetin e njeriut.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.