Nje Ceshtje Vdekjeje A Jete

Nje Ceshtje Vdekjeje A Jete

B23312
1.000 Lekë
Lieberman
ISBN: 9789928314321
Publisher: Morava
Publication Year: 2021
Number of Pages: 240

Një libër me copëza të panumërta urtësie për këdo që përballet me vdekjen. Një histori e thellë dashurie me mësime jo vetëm si të jetosh, por edhe si të vdesësh. “Një çështje vdekjeje dhe jete” tregon sesi Merilin dhe Irvin Jalomi i hynë një rruge të mundimshme dhe plot vuajtje: Merilini për të pasur një vdekje të lehtë, Irvini për t’ia dalë të jetojë pa të.
Në rrëfimet e alternuara të muajve të tyre të fundit së bashku dhe gjatë muajve të parë të Irvinit pas vdekjes së Merilinit, ata na zbulojnë një dritare të rrallë për t’u përballur me vdekjen dhe me humbjen e të dashurit.
Jalomët kishin bekime të shumta - një familje të dashur, një shtëpi në Palo Alto nën një lis të mrekullueshëm, një rreth të madh miqsh, lexues të zjarrtë në të gjithë botën dhe një martesë të gjatë e përmbushëse - por ata u përballën me vdekjen siç bëjnë të gjithë.
Me mençurinë e atyre që kanë menduar thellë dhe me ngrohtësinë e të dashuruarve adoleshentë, që janë rritur së bashku, ata hetojnë çështje universale të intimitetit, dashurisë dhe pikëllimit.
“Shumë njerëz vdesin tepër vonë dhe disa vdesin shumë herët. Vdis në kohën e duhur!” – thotë Friedrich Nietzsche

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.