Sistemi Borderline

Sistemi Borderline

B25077
1.000 Lekë
Pierre Nantas
ISBN: 9789994306978
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2023
Number of Pages: 136

Kërcënime për vetëvrasje, sakrifikim fizik i vetes, shpërthime nervash në mënyrë të përsëritur... jeta me një person borderline është një dramë thuajse e përditshme.
Duke ilustruar me shembuj dhe dëshmi të shumta të mbledhura në gati njëzet vjet pranë personave borderline, autorët e këtij libri kanë zgjedhur të përdorin një stil të zhveshur qëllimisht nga referencat psikiatrike. Përgjatë kapitujve të ndryshëm, ata shpjegojnë se si dhe përse historia familjare, ngjarjet stresuese të përjetuara nga nëna gjatë shtatzënisë dhe sidomos orët e para dhe tri vitet e para pas lindjes kanë mundur të jenë vendimtare për psikikën e fëmijës dhe kanë krijuar skenarin në pesë akte të një drame bashkëkohore.
Ky punim sjell një mesazh shprese. Faktikisht, falë kujdesit të duhur të ofruar nga struktura dhe terapistë të specializuar, çrregullimi i personalitetit personit borderline mund të shërohet, me kushtin e vetëm që të arrihet të thuret dhe të zhvillohet rreth individit që vuan një aureolë dashamirësie dhe dashurie, ku të afërmit e tij, të informuar dhe të mbështetur, përbëjnë elementin themelor.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.