Kauza Ime

Kauza Ime

B25276
800 Lekë
Necmettin Erbakan
ISBN: 9789989589997
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2023
Number of Pages: 239

Libri "Kauza ime" rrëfen përpjekjen jetike të tij për një rend vendor dhe global më ndryshe, me drejtési seciale, me një sistem shembullor për sa i përket paqes dhe vëllazërisë, të drejtave dhe lirisë, drejtësisë, mirëqenies dhe dinjitetit, që përbëjnë "pesë kushtet e lumturisë". Autori tregon se feja është një udhëzim gjithëpërfshirës, si për individin ashtu dhe për shoqërinë. Erbakani pohon se asgjë e mirë nuk mund të burojë nga një shkencë dhe teknologji që nuk frymëzohet nga Libri hyjnor. Si socializmi ashtu dhe kapitalizmi bazohen në parime materialiste, duke humbur kësisoj ndërgjegjen njerëzore, e për pasojë nuk mund të japin shpresë për të ardhmen e njerëzimit. Ne na nevojitet një botë "që mban lart jo forcën, por të Vërtetën, të Drejtën"; një sistem që ndërtohet mbi parimet e paqes, dialogut, drejtësisë, barazisë, bashkëpunimit, të drejtave njerëzore, mbi lirinë dhe demokracinë..
Kauza ime është një tekst me mesazh, që hap sy e dyer; është një tërësi leksionesh nga përvoja, një nga ata libra që duhet lexuar nga çdo student dhe studiues i sociologjisë dhe shkencave politike, në veçanti ata që merren me islamizmin si filozofi jete apo si pikëpamje politike.
Vepra në fjalë që përbëhet nga kapituj për njeriun dhe krijimin, për kauzën dhe bashkimin islamik, për Qipron, industralizimin, kulturën e të tjera, duke pasqyruar kështu shpirtin e këtij njeriu të urtë me kulturë shkencore, këtij shpikës, i ashtuquajturi "Hasha" (profesori), "themeluesi i islamit politik turk", tregon peshën e pjesëmarrjes në punët e qeverisjes: "Muslimanët që nuk merren me politikë, udhëhiqen nga politikanë që nuk i përfillin muslimanet."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.