Pse Fleme

Pse Fleme

B25727
1.500 Lekë
Matthew Walker
ISBN: 9789928265746
Publisher: Minerva
Publication Year: 2023
Number of Pages: 447

Gjumi është një nga dimensionet më të rëndësishme të jetës. Paradoksalisht, është gjithashtu një fenomen thuajse i panjohur. Deri kohët e fundit, shkenca nuk ishte në gjendje t'u përgjigjej pyetjeve të tilla: pse fleme? Cilat janë pasojat e mungesës së gjumit në shëndetin tonë? Çfarë dobie ka gjumi?
Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale, Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të ditinibshnte dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.
Ky libër, i përkthyer në tridhjetë gjuhë, shpalos për herë të parë zbulimet madhore mbi gjumin dhe ëndrrat. -Në vetëm njëqind vjet, qeniet njerëzore kanë braktisur
nevojën e tyre biologjike për gjumë të mjaftueshëm. Si rezultat, cilësia e dobët e gjumit në vendet e industrializuara ka ndikim katastrofik në shëndetin, jetëgjatësinë, sigurinë, produktivitetin dhe edukimin e fëmijëve tanë.
Kjo epidemi e heshtur e mungesës së gjumit përbën sfidën më të madhe të shëndetit publik, me të cilën vendet e zhvilluara po përballen në shekullin XXI. Nëse duam të shmangim grackën mbytëse që krijohet nga neglizhenca ndaj gjumit, vdekjen e parakohshme që shkakton, dhe problemet shëndetësore që sjell, duhet të ndryshojmë rrënjësisht pikëpamjet tona personale, kulturore, profesionale dhe shoqërore për gjurain.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.