Muslimane Dhe Moderne

Muslimane Dhe Moderne

B25907
800 Lekë
Nilufer Gole
ISBN: 9786082760469
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2023
Number of Pages: 222

Vepra "Muslimane dhe moderne" u botua në Francë më 1993, pas kërkimeve të bëra kryesisht në Turqi. Sfida e saj është të studiuarit e mbulesës islame si fill udhërrëfyes për analizën e Islamit bashkëkohor në marrëdhënien e tij me modernitetin.
Islamizmi po rikthehet fuqishëm në kohën kur popullatat muslimane janë
mësuar me përvojën moderne. Dikur e imponuar nga kolonializmi, ose e adoptuar nga një modernizim vullnetar si në rastin e Turqisë, ditët e sotme ajo është përhapur nga përbotësimi i emigracionit. Megjithatë, kjo hyrje në modernitet nuk bëhet në një mënyrë të paqtë, pa antagonizma dhe pa vuajtje. gjatë një përparimi zhvillimor. Përkundrazi, përvetësimi i modernitetit bëhet duke acaruar çështjet lidhur me përkufizimin e vetes dhe modernitetit, për këtë arsye çështja e gruas gjendet në themel të kësaj pikëpyetjeje të identitetit. Moderniteti në Islam së pari nuk mund të shkruhet veçse në gjininë femërore. Islami bashkëkohor është simptomatik ndaj këtij indigjenizimi, ndaj kësaj përzierjeje konfliktuale midis "muslimaneve dhe moderneve".
GOS A
Mbulesa, në cilësinë e saj si emblemë bashkëkohore e islamizmit në hapësirën publike dhe stilin e jetesës, përfaqëson një vend kristalizimi të konflikteve ndërmjet fesë dhe modernitetit, Islamit dhe Perëndimit, por edhe ndërmjet burrave dhe grave. Eshtë e pamundur ta kuptojmë islamizmin bashkëkohor në mënyrë adekuate nëse e bëjmë atë objekt studimi të pavarur nga çështja e
grave.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.