Miti I Sizifit

Miti I Sizifit

B03962
Out-of-Stock
800 Lekë
Albert Camus
ISBN: 9789928203243
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2016
Number of Pages: 138

“Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh nga që heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t’ia dalë mbanë? Punëtori i sotëm punon gjithë jetën në të njëjtin vend pune dhe fati i tij nuk është më pak absurd. Por ai nuk është tragjik, përveç rasteve të ralla kur bëhet i vetëdijshëm. Sizifi, proletari i perëndive, i pafuqishëm dhe i revoltuar, e njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai mendon për të. Qartësia, e cila duhet t’i shkaktonte vuajtje, realizon, në të njëjtën kohë, fitoren e tij. Nuk ka fat që të mos mposhtet me anë të përbuzjes.
[...] Por Sizifi këshillon besnikërinë e epërme, e cila mohon perënditë dhe ngre shkëmbinjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo gjithësi, tashmë pa zot, nuk i duket as e pafrytshme dhe as e kotë. Çdo kokrrizë e këtij guri, çdo shkëlqim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formon në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.