Endrrat, Deliret, Telepatia

Endrrat, Deliret, Telepatia

B04451
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Sigmund Freud
ISBN: 9789994352067
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2004
Number of Pages: 232

Ëndrra, me interpretimin e së cilës na ngarkon letërshkruesja, nuk është e vështirë për t'u kuptuar. Është një ëndërr e shpëtimit nga uji, pra, një ëndërr tipike lindjeje. Gjuha e simbolikës, sikurse e dini edhe ju, nuk njeh gramatikë, ajo është ekstremi i një gjuhe paskajore, edhe pasivi edhe aktivi paraqiten nëpërmjet së njëjtës figurë. Kur një grua në ëndërr nxjerr nga uji një burrë (ose përpiqet ta nxjerrë), atëherë kjo mund të thotë ose ajo do të jetë nëna e tij (e njeh atë për djalë, ashtu si e bija e Faraos Moisiun) ose edhe që ajo do të bëhet nëpermjet tij nënë, do të ketë një djalë me të, i cili do të jetë homologu i tij. Trungu i pemës pas të cilit mbahët gruaja, dallohet lehtë si simboli i fallusit, edhe kur nuk qëndron përpjetë, por është i përkulur drejt ujit - në ëndërr thuhet: i harkuar. Vërshimi dhe tërheqja e shkulmit i kujtonte dikur një ëndërrueseje tjetër, e cila kishte parë një ëndërr krejt të ngjashme, krahasimin me veprimtarinë interferuese të dhembjeve, dhe kur e pyeta atë që nuk kishte lindur kurrë, nga e dinte ajo këtë karakter të punës së lindjes, ana psikologjike s'ka të sharë. Për këtë ajo bëri lidhjen: "midis valëve të detit dhe dashurisë". Se nga mund ta ketë marrë ëndërrparësja jonë pajisjen e hollësishme të simbolit në këto vite kaq të hërshmc (kep, palmë), natyrisht që s'di ç'të them. Veç kësaj, të mos harrojmë: Kur njerëz të ndryshëm pretendojnë se po i mundon prej vitesh e njëjta ëndërr, shpesh del se nuk është plotësisht po kjo. Vetëm thelbi i ëndrrës kthehet çdo herë, hollësitë e përmbajtjes ose kanë ndryshuar ose janë shtuar të reja.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.