Seksi I Dyte 2

Seksi I Dyte 2

B04975
1.200 Lekë
Simone De Beauvoir
Publisher: Cabej
Publication Year: 2002
Number of Pages: 456

Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore. Drama e gruas qëndron tek konflikti midis kërkesës themelore të çdo subjekti që mbahet gjithmonë si thelbësor dhe kërkesave të një gjendjeje që e mban si jothelbësore. Si mund të përkryhet një qenie njerëzore në gjendjen e femrës? Ç'rrugë i janë çelur asaj? Cilat të çojnë në udhë pa krye? Si mund të gjesh pavarësinë në gjirin e vartësisë? Cilat rrethana kufizojnë lirinë e gruas dhe a mund t'i kapërcejë ajo? Këto janë çështjet themelore që do të donim të ndriçonim. Kjo nuk do të thotë që, duke u interesuar për fatin e individit, të mos i përkufizonim këto fate me termat e lumturisë, por me termat e lirisë. Kështu shkruan autorja në hyrjen e këtij libri që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.