Psikoanaliza Feminore

Psikoanaliza Feminore

B06782
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Sigmund Freud
ISBN: 9994387359
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2005
Number of Pages: 232

Interesi mendor i fëmijës për enigmat e seksit dhe dëshira e tij për një njohje seksuale shfaqen në një moshë pabesueshmërisht të hershme. Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin. Unë njoh një fëmijë të mrekullueshëm që tashmë është katër vjeç, prindërit e të cilit, me një botë të madhe, ruhen të mos e ndrydhin dhunshëm zhvillimin e tij. Vogëlushi Herbert nuk ka pësuar asnjëherë ndonjë gjë që t'i shëmbëllejë një veprimi joshjeje nga ana e dados së tij, e megjithatë ai shfaq tashmë një interes më të gjallë për atë pjesë të trupit që e quan "bibilush". Kur ishte vetëm tre vjeç, ai pyeti të ëmën: "Mami, a ke edhe ti bibilush?". Të njëjtën pyetje i ka bërë shumë herë edhe të atit. Në atë moshë qe dërguar për herë të parë në një stallë ku pa të milej një lopë. "Oh, shiko! – thirri me habi. Po del qumështi nga bibilushi!" Tre vjeç e nëntë muaj, falë një vëzhgimi vetjak, ishte në gjendje të bënte një zbulim të pavarur mbi ekzistencën e kategorive të ndryshme të objekteve. Pa të dilte ujë nga një lokomotivë dhe tha: "Pa shiko! Lokomotiva po bën pipinë. Po ku e ka bibilushin?"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.