Perse Meshkujt Dashurojne Kuckat

Perse Meshkujt Dashurojne Kuckat

B16502
1.000 Lekë
Sherry Argov
ISBN: 9789928001382
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2015
Number of Pages: 288

Nga leckë këmbësh në vajzën e ëndrrave – Guida që mëson femrat se si të mos humbasin vetveten në një lidhje. Libri "Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?" i Sherry Argov, jep një këndvështrim të veçantë lidhur me arsyen se përse meshkujt tërhiqen nga femrat e forta që janë të zonjat e vetes.
Me detaje pikante në çdo faqe, kjo guidë që është shumë larg broçkullave, shpjegon se përse një femër e fortë është më e dëshirueshme se sa një femër që thotë vetëm "po" dhe që gjithnjë sakrifikon veten. Autorja jep përgjigje të drejtpërdrejta për disa pyetje që zakonisht bëjnë femrat:
• Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë?
• Përse meshkujt i quajnë "të sigurta" vajzat e sjellshme?
• Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes?
Mbushur me këshilla shumë të nevojshme, shembuj që të bëjnë për të qeshur nga lidhjet në jetën e vërtetë, tabela "ajo thotë/ai mendon" si dhe "Principet e tërheqjes" sipas autores, "Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?" të jep përgjigjet e duhura.
Të ndihmon të zbulosh se kush je, të bëhesh e zonja e vetes, dhe të krijosh lidhjet me meshkujt në një nivel tërësisht ndryshe. Pasi të zbulosh atë sjellje të guximshme që i tërheq aq shumë meshkujt, jo vetëm që do të shtosh romanticitetin e lidhjes, por do të fitosh dashurinë dhe respektin e mashkullit me shumë më pak mundim.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.