101 Arsye Perse Femrat Arsyetojne Me Tru Dhe Meshkujt Me  Rrush

101 Arsye Perse Femrat Arsyetojne Me Tru Dhe Meshkujt Me Rrush

B16503
1.000 Lekë
Eva Clesis
ISBN: 9789928001399
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2015
Number of Pages: 248

Nëse mendoni se për të shpjeguar gjithçka mjafton teoria që meshkujt vijnë nga Marsi dhe femrat nga Afërdita, do ju duhet ta mendoni sërish. 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me...
Vendi më i përbashkët dhe i abuzuar: femrat mendojnë, përpunojnë, reflektojnë, analizojnë (me pak fjalë, ndërtojnë një mal me paranoja) ndërkohë që meshkujt ndjekin instinktin (janë më kafshërorë). Me fjalë të tjera, organi që mbizotëron, varet nga gjinia e personit: Nëse për femrat është truri, që shpesh ushqehet dhe nxitet nga zemra, për meshkujt është në mënyrë të pamohueshme "rrushi".
Nëse si femra e mendoni veten mbi klasifikimet e thjeshta, atëherë mendoni pak të gjitha traktatet e psikologjisë që po prishni kur, duke parë me ankth telefonin, kërkoni shpjegime se përse ai nuk ju telefonon.
Nëse si meshkuj, mendoni se kjo nuk ju përket, tregohuni të sinqertë: do ju pëlqente më shumë të lexoni një libër, apo të ishit të pranishëm në përzgjedhjen e aktoreve për filmin e ardhshëm të Roko Sifredit?
Që nga "organi i mashkullit është një mjet matës universal" e deri tek kërkimi i princit të kaltër, ky manual argëtues do ju japë 101 argumente të pakundërshtueshme për të kuptuar se çfarë fshihet pas një mashkulli që thotë se "di të dëgjojë" dhe për të kuptuar se çfarë mendon një femër që thotë se vishet bukur "vetëm për t'u ndjerë mirë me veten". Për të vendosur nëse duhet t'ja mbathësh me të katra, apo të mundohesh të kuptosh personin e gjinisë së kundërt. Madje dhe të dashurohesh.
Mashkulli dhe femra mendojnë në mënyra dhe me organe – sipër dhe poshtë – të ndryshme: stereotip apo e vërtetë? 101 përgjigje në një libër që shpjegon të gjithë përsetë e këtyre ndryshimeve të pakalueshme mes gjinive.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.