Mjaft Menduat Filloni Te Jetoni

Mjaft Menduat Filloni Te Jetoni

B17403
Out-of-Stock
700 Lekë
Richard Carlson
ISBN: B17403
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2016
Number of Pages: 222

Mënyra të thjeshta për të larguar mendimet negative dhe për të zbuluar lumturinë afatgjatë.
Një nga problemet e të jetuarit me të shkuarën apo të ardhmen, është fakti që të mendosh në këtë mënyrë nuk ju bën të lumtur. Një mendje që beson që do të jetë e lumtur vetëm nëse plotësohen disa kushte, krijon pa dashur disa kushte të reja për të arritur kënaqësinë. Bëhet pjesë e një rrethi vicioz, në qëndër të të cilit mbizotëron ideja; “Unë do të jem i lumtur nëse gjithçka do të plotësohet. E barazvlefshme me një logjikë të tillë: “Kur të mbaroj shkollën, do të kem një profesion, do të promovohem, do të fitoj shumë para, do të martohem, do të kem fëmijë, do të blej një shtëpi… pasi t’i zgjidh këto probleme, më pas mund të jem i lumtur.
Në fakt, këto qëllime nuk janë të këqija në vetvete. Nëse dëshironi një fëmijë, apo kërkoni të fitoni para, atëherë bëjeni realitet një gjë të tillë. Por mendimet tuaja rreth këtyre projekteve të së ardhmes, nuk ju garantojnë që mund t’i arrini këto qëllime, madje ndonjëherë edhe nëse i arrini, të menduarit së tepërmi rreth tyre, mund të mos u lejojë t’i shijoni momentet e bukura që do të mund t’ju falin realizimi i këtyre qëllimeve. Mendja juaj do të fillojë të mendojë përsëri dhe ju do të gjendeni në të njëjtin vend që ndodheni edhe tani.
Nëse dëshironi të jeni ndryshe, duhet të angazhoheni dhe të filloni të “shijoni” të sotmen. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Gjithsesi duhet të përfshiheni në momentet e së tashmes dhe t’i shijoni në maksimum ato. Nga ky moment kurdo që të ndiheni të zemëruar, të shkurajuar apo të irrituar, mendoni se sa larg këtyre momenteve jeni. Ju do të bëni të njëjtën gjë që bëj edhe unë kur nuk jam i lumtur, mendja do të prodhojë mendime, që do t’ju kujtojnë të kaluarën, apo diçka rreth së ardhmes. Nëse e përqendroni vëmendjen në të tashmen, shumë shpejt do të rifitoni ndjenja pozitive, dhe do të ndiheni mirë me veten dhe jetën tuaj. Nëse thelloheni më tej në mendimet tuaja, gjërat do të bëhen më të thjeshta dhe do ta keni gjithnjë e më të thjeshtë për të larguar depresionin.
Pohimi është sa i thjeshtë, aq edhe shumë kuptimplotë. E vetmja lumturi që do të zgjasë pafund, gjendet në të tashmen tuaj. E tashmja është magjike, një vend i pandryshueshëm, që ju pret ta shijoni.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.