Rrembimi I Princit Oleomargarin

Rrembimi I Princit Oleomargarin

B20283
Out-of-Stock
1.280 Lekë
Mark Twain
ISBN: 9789928282262
Publisher: Albas
Publication Year: 2018
Number of Pages: 154

Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t’ia nisnin, Tueini zu t’u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të shpëtuar princin e rrëmbyer. Më pas, Tueini do të hidhte disa shënime të papërpunuara rreth kësaj historie, por përralla mbeti e papërfunduar… gjer më sot. E nxjerrë prej arkivit të Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë, në Berkelej, shënimet e Tueinit janë sot baza e një përralle me zana, e rimarrë mbi njëqind vite më pas. Me copëzat e përrallës së Tueinit dhe me një histori të ndërprerë udhës, autori Filip Sted ka shkruar një përrallë që na bën të imagjinojmë se si do të kish qenë vepra e Tueinit, po të ishte shkruar e plotë. E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, kjo është një histori që mbërrin për herë të parë te ne në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.