101 Legjenda Per Beratin Tomorin Dhe Te Tjera

101 Legjenda Per Beratin Tomorin Dhe Te Tjera

B20620
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Clirim Mukli
ISBN: 9789928033680
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 232

Mali i Tomorit dhe ai i Shpiragut që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, i pari dhe më i madhi në lindje, ndërsa i dyti dhe më i vogli në perëndim, në kohë shumë tëe lashta, parahistorike, ishin, sipas legjendës, dy vëllezër të fuqishëm, ishin dy gjigandë. Sa ishin të vegjël ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, luanin bashkë dhe duheshin shumë, por, kur u rritën, filluan të grindeshin mes tyre, sepse që të dy ranë në dashuri me një vajzë shumë të bukur që quhej Zanë. Ditët dhe javët kalonin dhe, sa më shumë kohë që kalonte aq më e madhe bëhej grindja e tyre, sa kishte rrezik që të derdhej edhe gjak mes dy vëllezërve. Zana e bukur i dashuronte të dy njësoj dhe zemra e saj nuk po vendoste dot se kë do të zgjidhte, sepse të dy vëllezërit gjigandë po aq sa ishin të fuqishëm ishin edhe të bukur. E ndodhur në një mëdyshje të tillë ajo dëshironte me gjithë shpirt që grindja e tyre të shuhej, prandaj dhe nuk i pushoi asnjëherë lutjet e saj. Kur pa se nuk po e pushonin grindjen, Zana iu drejtua perëndive duke iu lutur që të ndërhynin ata për te vendosur paqen mes vëllezërve gjigandë, por, në vend të paqes, plasi lufta. Tomori, i armatosur me shpatë, e goditi Shpiragun duke i shkaktuar prerje të thella në të gjithë trupin, ndërsa Shpiragu, nga ana tjeter, i armatosur me gurëhedhës...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.