101 Rrefenja Anonime 2

101 Rrefenja Anonime 2

B21696
Out-of-Stock
1.000 Lekë
ISBN: 9789928034076
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 64

Mitet, legjendat, përrallat, fabulat dhe parabolat janë rrëfenja anonime, të përhapura gojarisht ose me shkrim, kryesisht, në prozë. Ato, pa autor, transmetohen gojarisht nga brezi në brez.
Rrëfenja është një ndodhi, të cilën, gjatë kohës, fantazia popullore e transformon. Përherë në to ka elementë të mrekullueshëm apo dukuri mbinatyrore që, veç kënaqësisë, na zhvillojnë edhe imagjinatën.
Origjina e këtyre rrëfenjave vjen nga periudha tejet të largëta dhe është e vështirë të përcaktosh një datë të përafërt se kur dhe kush e krijoi rrëfenjën e parë. Megjithatë dihet se krijuesit më të vjetër dhe më të rëndësishëm të këtyre lloj rrëfenjave kanë qenë popujt lindorë. Prej andej u përhapën në të gjithë botën, duke u transmetuar, gojë më gojë, nga një vend në tjetrin.
Në historinë e letërsisë universale asnjë zhanër letrar nuk është përhapur aq shpejt dhe aq shumë sa këto krijime të mrekullueshme, duke u bërë pronë e të gjitha gjuhëve njerëzore.
Te vëllimi «101 RRËFENJA ANONIME», paraqiten 101 rrëfenja të përzgjedhura nga vende të ndryshme të botë.
Personazhet e këtyre rrëfenjave përgjithësisht janë njerëz, por mund jenë edhe kafshë, si te Qielli i harabelit, Floku i dëborës apo Peshku dhe breshka, e, nganjëherë, mund të jenë edhe objekte të humanizuara si Gishti i statujës apo Dy kovat.
Gjithsesi, edhe karakteret e kafshëve paraqiten të humanizuara dhe simbolizojnë lloje dhe sjellje të ndryshme njerëzore. Në personazhet e rrëfenjave, përgjithësisht theksohen dy cilësi kryesore: inteligjenca dhe forca. Temat që trajtohen në rrëfenja, fabula apo parabola kanë të bëjnë me zilinë, lakminë, arrogancën, gënjeshtrën, me pak fjalë, të gjitha mangësitë njerëzore.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.