Perrallat E Andersenit

Perrallat E Andersenit

B22288
Out-of-Stock
2.000 Lekë
Hans Christian Andersen
ISBN: 9789928332097
Publisher: Albas
Publication Year: 2020
Number of Pages: 893

Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
Përralla e tij shpalosin mençurinë dhe filozofinë e vendit të tij dhe popujve që njohu dhe vizitoi. Këto përralla janë një visar i çmuar, që duhen vlerësuar e ruajtur me kujdes, sepse në pjesën më të madhe të tyre ato përshkruajnë ngadhënjimin e së mirës ndaj së keqes, fuqive të mira ndaj atyre të këqija. Ato përmbajnë tablo magjepsëse të natyrës, figura njerëzish që vuajnë, figura princash e princeshash që kanë të njëjtat ndjenja si njerëzit e zakonshëm.
Mirëpo një pjesë e mirë e përrallave të tij nuk mbyllen me fund të lumtur, siç mbyllen zakonisht përrallat, por kanë fund të trishtë. Këto përralla pasqyrojnë realitetin e zakonshëm, ndërsa autori me imagjinatën e tij të pasur dhe me një mjeshtëri të madhe arrin që këtë realitet ta bëjë më të fuqishëm. Pas çdo përralle të Andersenit qëndron një filozofi e tërë: ajo e dashurisë për jetën në përgjithësi, dhe për njeriun në veçanti.
Pas përkthimit në 153 gjuhë të botës, më në fund përrallat e Andersenit vijnë në shqi p të përmbledhura në këtë vëllim.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.