Dimni Dhe Plaku

Dimni Dhe Plaku

B13181
350 Lekë
Ndre Mjeda
ISBN: 9789928129086
Publisher: Pakt
Publication Year: 2012
Number of Pages: 88

Krijimtarinë për fëmijë Ndre Mjeda (1866-1937) e nisi me vjershat që u përfshinë në librat shkollore duke dhënë ndihmesë të shquar për shkollën shqipe, si dhe duke pasuruar më tej letërsinë për fëmijë. Shkrimet e Mjedës për të vegjëlit, karakterizohen nga zgjerimi i tematikës dhe i problematikës shoqërore, thellimi i realizmit, pasurimi i figurave dhe i mjeteve shprehëse, gjë që solli forcimin e notave lirike në vjershat për fëmijë. Në vjershat e tij për të vegjël shpaloset një peizazh madhështor e i mrekullueshëm i Atdheut, por dhe dashuria e fëmijëve për të. Vjershat e Mjedës kanë brendi edukative dhe formë të larmishme. Nëpërmjet tyre autori përpiqet të fisnikërojë shpirtin e të vegjëlve, t’i aftësojë ata që të çmojnë të bukurën, të dobishmen dhe të moralshmen në jetën e njeriut. Megjithatë, mendimet, ndjenjat, idetë dhe mësimet morale jepen në mënyrë tërheqëse, me gjuhë të saktë, figura të thjeshta dhe detaje shprehëse. Ndër krijimet më të arrira janë vjershat që u këndojnë bukurive të natyrës së vendit tonë dhe stinëve të motit. Ato përftojnë tek të vegjlit dëshirën për të admiruar hijeshitë e natyrës e për të shijuar nga afër bukuritë e saj mahnitëse.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.