Udhetim Ne Europen Lindore

Udhetim Ne Europen Lindore

B17956
1.000 Lekë
G.g Marquez
ISBN: 9789928226174
Publisher: Onufri
Publication Year: 2016
Number of Pages: 160

"Udhëtim në Europën Lindore" është kronika – dëshmi e udhëtimit të Gabriel García Márquez – it në rininë e tij në vendet socialiste gjatë viteve pesëdhjetë. Në faqet e tij lexuesi do të gjejë, krahas vrojtimeve të shokëve të rrugës, një analizë të mprehtë ku nuk mungon ironia e ngjarjeve sociale dhe politike të kohës. Udhëtimi në enklavën socialiste fillon me Gjermaninë Lindore dhe vazhdon me Çekosllovakinë, Poloninë, Hungarinë dhe ish – Bashkimin Sovjetik. Aty, ai do të përpiqet të zbulojë fytyrën e vërtetë të komunizmit të realizuar sipas ideve të Leninit: një regjim kafkian që thuajse nuk vihet në pikëpyetje nga një popull i trembur që duket se i nënshtrohet fatit të vet. I shkruar dhe i botuar pjesë – pjesë në të njëjtën kohë me të famshmin "Rrëfim i një anijehumburi", ky reportazh përbën një tjetër shembull të paçmueshëm pune të vështirë hulumtuese, rigoroziteti historik dhe besnikërie ndaj fakteve të rrëfyera, shtylla të çdo gazetarie cilësore. Me mjeshtërinë e tij letrare të padiskutueshme, Gabriel García Márquez – i dëshmon edhe një herë prirjen e tij më të thellë: kënaqësinë për të rrëfyer një histori të mirë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.