Me Keq Se Watergate Presidenca Sekrete E Xhorxh W. Bushit

Me Keq Se Watergate Presidenca Sekrete E Xhorxh W. Bushit

B06216
700 Lekë
John W.dean
ISBN: 9992747498
Publisher: Dituria
Publication Year: 2005
Number of Pages: 240

Ky libër filloi si një paralajmërim. Vetëm padituria ose hareja, mendoja në atë kohë, do ta shtynte një president tjetër dhe Shtëpinë e Bardhë të bënin të njëjtat gabime si ato që u bënë gjatë presidencës së Niksonit. Por ndërsa përparoja në analizën time, dhe pasi u bënë të njohura aktivitetet dhe veprimet e Bushit dhe Çenit pas 1 shtatorit, doli qartë se këto ishin plane dhe linja veprimi të menduara me kujdes. Tashmë nuk bëja më një paralajmërim, por një padi, sepse nuk mund të shkruara dhe të botoja aq shpejt sa të mund t’i paraprija shpërdorimit të pushtetit dhe mendësisë “qëllimi justifikon mjetin” që filloi të krijohej. Edhe sikur të mund ta kisha bërë, nuk do të kishte pasur ndonjë rezultat, sepse ata e dinin mirë se ç’po bënin dhe pse. Xhorxh W. Bush dhe Dik Çeni kanë krijuar presidencën më të fshehtë që më kanë parë sytë. Fshehtësia e tyre është edhe më e madhe se gjatë Uotergejtit (Watergate) dhe do të ketë pasoja edhe më të rënda. Fshehtësia e tyre është e skajshme - jo vetëm e papërligjur dhe e tepruar, por edhe obsesive. Për shkak të saj është krijuar një Shtëpi e Bardhë që fsheh si të metat e presidentit, ashtu edhe vlerat e zëvendëspresidentit. Si pasojë, kemi një presidencë që funksionon me programe të fshehta. Për të mbrojtur sekretet e tyre, Bushi dhe Çeni e kanë kthyer shtirjen në një rrugë veprimi.

11 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.