Per Cilin Qytet E Ke Fjalen ?!

Per Cilin Qytet E Ke Fjalen ?!

B20817
3.000 Lekë
Maksim Mitrojorgji
ISBN: 9789928294036
Publisher: Gent Grafik
Publication Year: 2019
Number of Pages: 310

Eh !!. Këta njerëz me kujtimet dhe romantikën e shpirtit të tyre, të bënin të mendoje gjatë për gjthë këto gjëra , që të mungonin në lagjet e qytetit të madh nga vije e ku nuk gjeje thuajse kurrgjë që ta ngjizte këtë romantikë e lirikë të jetës. Çdo çast i jetuar në këtë vend ta ngallmonte në shpirt këtë ndjenjë e të detyronte që të përballeshe me nxitimin e pakuptimtë të jetës, që të kishte pushtuar të gjithin. Po si e ka emrin ky qytet? E ç’rëndësi ka. Emrin jepja ti. Unë fola dhe tashmë ti duhet ta kishe ndërmendur se për cilin qytet e pata fjalën, Po edhe mund të mos jetë vetëm një qytet, sepse gjithë sa unë përshkrova janë ato që i japin karakter dhe dallueshmëri njërit apo tjetrit vend, janë ato që të shpien tek emri. N’anë tjetër edhe vetëm emri, nëse unë do ta kisha shqiptuar, do të sillte në mend dhe do të zbulonte pikërisht këto e plot të tjera që s’u thanë.
(Maksim Mitrojorgji)

10 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.