Tregtari Venedikut

Tregtari Venedikut

B20255
600 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 9789928192752
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2018
Number of Pages: 187

Tregtari i Venedikut është një nga komeditë më të njohura të Shekspirit, por edhe thellësisht polemike. Teksti mund të duket antisemitik, megjithatë herë pas here, gjatë interpretimeve, ka shfaqur njëfarë natyre kontrastuese.
Shajloku, edhe pse del i humbur në sallën e gjyqit, shpesh në teatër triumfon. Me intensitetin e tij, ai mund të dominojë komedinë, duke sfiduar ashpërsisht linjën romantike dhe lirike të saj. Rezultati është një dramë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht. Megjithëse Tregtari i Venedikut ofron disa kënaqësi tradicionale të komedisë romantike, ajo shfaq gjithashtu rrjedhojat e paragjykimit. Kështu, Shekspiri mbetet bashkëkohësi ynë.
Basani, një djalosh i ri fisnik, ka dëshirë të bëhet mëtues i trashëgimtares së bukur dhe të pasur Porcia të Belmontit. Pasi e ka prishur gjithë pasuritë e tij, Basani i kërkon Antonit, tregtar i pasur i Venedikut dhe person bujar, i cili e ka nxjerrë edhe më përpara disa herë nga borxhet, tre mijë dukate që i duheshin për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tij si mëtues.
Antoni pranon, por meqënëse nuk ka para për shkak se anijet e tij janë në det, ai i premton të bëhet dorëzanës i një kredie nëse Basani arrin të gjejë një huajtës. Kështu Basani i drejtohet huadhënësit hebre, Shajlokut, duke caktuar Antonin si dorëzanës të kredisë. Shajloku, i cili e urren Antonin për shkak të antijudaizmit dhe të zakonit për të mos dhënë hua me fajde, ngurron shumë, duke treguar për abuzimin që ka pësuar nga dora e Antonit, por në fund pranon t'i japë hua Antonit shumën pa asnjë interes, me kusht që nëse Antoni nuk ia kthen dot shumën në datën e caktuar, ai mund të marrë një funt mish nga trupi i Antonit.
Në Venedik raportohet se anijet e Antonit kanë humbur në det. Për shkak të kësaj ai nuk arrin ta shlyejë huanë. Pjesa arrin pikën kulminante në sallën e gjyqit të Dukës së Venedikut. Shajloku nuk e pranon ofertën e Basanit prej gjashtë mijë dukatesh, dyfishin e vlerës së huasë. Ai kërkon funtin e mishit që i takon nga trupi i Antonit.
Ndërkohë që gjyqi i jep të drejtë Shajlokut dhe Antoni përgatitet për thikën e tij, Porcia vë në dukje se kontrata i lejon Shajlokut të marrë mish, por jo gjak nga Antoni. Kështu, nëse Shajloku do të derdhte qoftë edhe një pikë nga gjaku i Antonit, toka dhe pasuritë e tij do t'i konfiskoheshin sipas ligjit të Venedikut.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.