Kurtizania E Aleksandrise

Kurtizania E Aleksandrise

B20289
1.000 Lekë
Anatole France
ISBN: 9789928033376
Publisher: Uegen
Publication Year: 2018
Number of Pages: 212

Kurtizania e Aleksandrisë është një roman i Anatole France, (1844 - 1924), shkrimtar francez, Anëtar i Akademisë franceze, një nga penat më të fuqishme letrare të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, autor i: "Krimi i Silvestër Bonarit", "Ishulli i pinguinëve", "Histori bashkëkohore", vlerësuar me çmimin Nobel për leërsinë në vitin 1921.
Romani Kurtizania e Aleksandrisë është frymëzuar nga një tregim i jetës së shenjtores Thais, botuar më 1891.
Abati Pafnucio është tërhequr në shkretëtirë për t'u penduar për rininë e tij të shthurur. Pas disa vitesh jetese prej murgu, një vizion nga perëndia e shtyu të ndërmerrte një mision në Egjipt, saktësisht në Aleksandri, në vendet e adoleshencës së tij, që të shpëtonte shpirtin e kurtizanes Thais, e cila ishte e famshme për bukurinë e saj femërore, por që u ishte dhënë qejfeve e shthurjeve, duke e humbur shpirtin e saj.
Paphnuce e takon kurtizanen dhe e bind të kthehet në rrugën e fesë, me qëllim që të gjejë parajsën dhe jetën e përtejme, të përjetshme. Megjithatë, ai e dashuron si i çmendur mëkataren e bukur dhe vuan prej xhelozisë seksuale kur imagjinon të gjithë burrat që ajo i ka ftuar në shtratin e saj.
E gjithë jeta e tij prej asketi, një jetë e tërë me lutje pa fund, nuk arrin dot ta çlirojnë nga ato vuajtje shkatërrimtare, nga ai zjarr shkrumbues që vetëm një vështrimi saj ndizte në zemrën e tij. Madje, ai arrin deri atje, sa mohon edhe Zotin për të, duke u munduar ta ndalte në momentin kur ajo e lumtur po ngjitej lart, në parajsë, duke i shfaqur me zë të lartë se e dashuronte, duke iu lutur të zgjohej nga ajo përgjumje në të cilën vetë ai e kishte vënë, duke iu lutur të kuptonte njëherë e mirë se nuk ekziston asgjë tjetër përveç dashurisë tokësore, gjithçka tjetër është iluzion, marrëzi...
Mirëpo ishte vonë.
Me një stil të rrjedhshëm, skeptik dhe sarkastik, Anatole France shfaqet me karakteristikat e tij si një nga shkrimtarët më të veçantë të letërsisë franceze. Ai ishte një kritik i ashpër i zakoneve dhe institucioneve të kohës së tij.
Në këtë vepër, ai rishikon luftën klasike midis besimit shpirtëror dhe kënaqësive seksuale.
E vendosur në Egjipt, Kurtizania e Aleksandrisë është historia e një prostitute dhe një murgu. Asnjëherë në letërsi nuk ka ndodhur të jepet triumfi i trupit mbi shpirtin - Epicurus kundër Stoicism, me aq finesë, e bukuri melodike të stilit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.