Ferma E Kafsheve

Ferma E Kafsheve

B22528
800 Lekë
George Orwell
ISBN: 9789928310491
Publisher: Pegi
Publication Year: 2021
Number of Pages: 124

Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe, pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie.
Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i karakterizojnë u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira.
Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë.
Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritjadhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër teudhëheqësit tanë më karizmatikë.
“Përrallë” e ka quajtur vetë Orwelli, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha diktaturave njerëzore. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore që e vendosin “Fermën e kafshëve ” mes veprave më të njohura letrare të shekullit XX.
Nw shekullin XXI, kur besojmë se çdo gjë rreth nesh po zhvillohet dhe të gjitha vendet po ecin përpara, kuptojmë papritmas se ka ende parazitë që është vështirë për t’i hequr qafe. Vendet që kanë pasur mundësi të zhvillohen, kanë kapërcyer sprovën e vështirë për të mos rënë në totalitarizëm.
REVIEWS
Shumë shpejt, libri hyri në imagjinatën politike si një fabul morale që tregoi se edhe idealet më t ë larta shoqërore degradojnë, kur pushteti i egër vijon të flasë me gjuhën e vëllazërisë, dhe kjo sjell zvetënimin e së vërtetës.
The New York Times
Orwell -i nuk e donte komunizmin, por as kapitalizmin, prandaj “Ferma e kafshëve” u shndërrua në një paralajmërim kundër ndryshimeve politike në vetvete.
The New Yorker
Një klasik i vërtetë dhe i pakohë që flet kaq qartë për natyrën njerëzore.
The Guardian
Ferma e kafshëve mbetet satira më e madhe pwrpara fytyrës së errët të historisë moderne.
Malcom Bradbury
Një përrallë e mençur, plot dhembshuri dhe përndritëse për kohërat që jetojmë. The New York Times

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.