Lufta Dhe Paqja (vell.1)

Lufta Dhe Paqja (vell.1)

B24871
2.000 Lekë
Leon Tolstoi
ISBN: 9789928342751
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2023
Number of Pages: 502

"Lufta dhe paqja" është romani më i famshëm ndër romanet rusë të të gjitha kohëve dhe një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike botërore, që nuk vjetrohet kurrë e që i ruan në shekuj, si vargjet e Homerit e të Dantes, forcën dhe freskinë. "Lufta dhe paqja" është një epope madhështore, një gjurmim prekës i anëve të errëta dhe atyre të ndritshme të shpirtit njerëzor. Në këtë roman tregohet një histori e paanë dhe e zjarrtë, e paanë sa edhe vetë Rusia. Dy familje fisnikësh, ajo e Bollkonskëve dhe ajo e Rostovëve, e shohin jetën e tyre të plekset me atë të kontit Pjer Bezuhov në sfondin e luftërave napoleoniane. Ngjarje historike dhe ndodhi private gërshetohen, duke na paraqitur epokën e shkëlqimit më të madh të perandorisë ruse. Pranë personazheve me merita të veçanta janë në fakt edhe fatet e njerëzve të thjeshtë (burra e gra, të rinj e pleq, rusë e francezë), që zënë një pjesë të madhe të tregimit. Leximi i kësaj vepre madhështore me një mori personazhesh, ngjarjesh dhe përsiatjesh ndikon fuqishëm në jetën e çdokujt.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.