Tartufi Ose Hipokriti

Tartufi Ose Hipokriti

B25159
Out-of-Stock
700 Lekë
Molier Molier
ISBN: 9789951083676
Publisher: Buzuku
Publication Year: 2023
Number of Pages: 132

Ja një komedi që ka bërë shumë bujë, që e kanë përndjekur gjatë, dhe që njerëzit që ajo i vë në lojë, e kanë treguar qartë se ishin njerëzit më të fuqishëm në Francë ndër të gjithë ata që i kam luajtur deri tani. Markezet, të rrallat, kaqolët dhe mjekët e kanë duruar urtë e butë që t'i paraqisnin në skenë, dhe kanë bërë gjoja argëtoheshin dhe ata, bashkë me të tjerët, me mënyrën si i përshkruanin; por hipokritët nuk e kanë aspak shakanë; në fillim janë trembur, dhe iu është dukur e çuditshme që kisha marrë guximin t'i vija në lojë me ngërdheshjet e tyre dhe që dëshiroja të poshtëroja një zanat me të cilin përzihen aq shumë njerëz të ndershëm. Ky është një krim që s'do të dinin të ma falnin, dhe bërë të gjithë bashkë kundër komedisë sime, me një furi të llahtarshme. Ata nuk kanë dashur që ta sulmojnë nga krahu që i ka lënduar; jo, janë tepër finokë për këtë, dhe e njohin shumë mirë jetën për të mos e zbuluar thelbin e shpir- tit të tyre. Duke e ndjekur zakonin e tyre të nderuar, i kanë mbuluar inte- resat e tyre me kauzën e Zotit; dhe Tartufi, për ta, është një komedi që e fyen devotshmërinë. Ajo është tejpërtej e mbushur me poshtërime, dhe aty nuk gjendet asgjë që të mos e meritojë zjarrin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.