Sojliu Mendjemprehte, Don Kishoti I Mances

Sojliu Mendjemprehte, Don Kishoti I Mances

B25544
1.300 Lekë
Miguel Servantes
ISBN: 9789928807410
Publisher: Albas
Publication Year: 2023
Number of Pages: 799

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës është në mënyrë të padiskutueshme pjesë e kanonit letrar botëror. Është shembulli tipik i veprës klasike dhe universale që i ka rezistuar kohës. Dhjetë vjet pas botimit të vëllimit I të Don Kishotit, të shkruar në vitet e fundit të jetës së Servantesit, u botua vëllimi II i tij. Kjo pjesë është pjesërisht përgjigje e botimit "Apokrif i Don Kishotit" nga Alonso Fernández i Avellanedes, për të cilin Servantesi shkruan me ironi te prologu. Në fakt, disa nga personazhet që do të shfaqen në këtë vëllim, e kanë lexuar librin dhe i njohin personazhet tona kaq të famshme.
Pasi marrin vesh se bëmat e tyre janë botuar, Don Kishoti dhe shqytari i tij besnik, Sanço Pança, nisen për një aventurë të re. Ky vëllim i dytë përqendrohet në konfliktet e Don Kishotit me studentin Samson Karrasko, kohën e kaluar me Dukën dhe Dukeshën dhe përpjekjet e tij për të çmagjepsur Dulqinjën.
Ky botim në shqip i vëllimit II të Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançes, - veprës së konsideruar si romani i parë modern dhe polifonik, një ndër kryeveprat e letërsisë,- e bën të plotë ripërkthimin në shqip pas 100 vjetësh.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.