Hamleti

Hamleti

B25898
800 Lekë
William Shakespeare
ISBN: 9789928391247
Publisher: Onufri
Publication Year: 2023
Number of Pages: 246

Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit, dramaturgu e arriti pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait.
Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme, dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme. Gjenia e dramaturgut ështe e dukshme gjithashtu edhe në transformimin e burimeve letrare të tragjedisë veçanërisht Ur-Hamletin bashkëkohor në një tragjedi të jashtëzakonshme. Ur-Hamleti, apo "Hamleti origjinal", është një tragjedi e humbur, për të cilën studiuesit mendojnë se ishte shkruar disa dekada përpara Hamletit të Shekspirit, duke siguruar pjesën më të madhe të kontekstit dramatik për tragjedinë e mëvonshme. Dokumentime të shumta të shekullit të gjashtë- mbëdhjetë dëshmojnë për ekzistencën e Ur-Hamletit, me disa referenca që ia atribuojnë krijimin e saj Thomas Kyd-it, autorit të The Spanish Tragedy. Të tjera burime kryesore që u përdorën nga Shekspiri ishin Historia Danicae e Saxo Gramaticus (rreth vitit 1200), e cila paraqet një legjendë popullore me një subjekt të ngjashëm me Hamletin, dhe Histories Tragiques, Extraicts des Oeuvres Italiennes de Bandel (7 volume; 1559-80), që jep një variant më të zgjeruar të historisë që tregohet në Historia Danicae. Bazuar në këto burime Shekspiri krijoi Hamletin, një vepër letrare jashtëzakonisht të pasur dhe komplekse, që vazhdon t'u japë kënaqësi si lexuesve ashtu edhe spektatorëve me morinë e kuptimeve dhe të interpretimeve të saj.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.