Zonja Bovari

Zonja Bovari

B26174
1.200 Lekë
Gustave Flaubert
ISBN: 9789951846219
Publisher: Pema
Number of Pages: 532

Zonja Bovari mbetet ende një nga historitë më të bukura të shkruara ndonjëherë dhe është romani i parë në historinë e letërsisë ku autori nuk përzihet aspak në jetën e personazheve. Ata do të kenë një jetë më vete, një jetë megjithatë të rëndomtë, të futur nën hijen e Dështimit, që i pret thuajse të gjithë.
Ema Bovari, një vajzë e re fshati, e bukur dhe e kultivuar, ëndërron për një jetë në lartësinë e dëshirave dhe idealeve që i ka farkëtuar në leximet e shumta të autorëve romantikë, por provinca ka logjikën e vet të pamë- shirshme, me barrën e rëndë të konvencioneve shoqërore, me kafazin e ngurtë ku Ema shumë shpejt do të gjendet e futur në një spirale ferri. Çfarë mund t'u ofrojë ëndrrave të Emës Sharl Bovari, një mjek fshati dhe qenie mediokre që e do Emën, sigurisht, por është në një pamundësi totale për të kuptuar se një jetë pa një përmasë të pasur shpirtërore nuk është më një jetë?
Zonja Bovari është cilësuar nga mjaft shkrimtarë dhe kritikë letrarë si romani më i bukur i shkruar ndonjëherë nga ana e stilit. E pajisur me shënime të shumta, për ta ndriçuar dhe analizuar mirë, kjo vepër do të na ndjekë gjatë e do të na i trazojë netët, në përpjekje për të kuptuar: kush është Ema Bovari?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.