Psikiatri

Psikiatri

B26301
800 Lekë
Machado De Assis
ISBN: 9789928371867
Publisher: Pegi
Publication Year: 2024
Number of Pages: 89

"Psikiatri” është një klasik i letërsisë braziliane, shkruar nga Machado de Assis dhe botuar për herë të parë më 1882. Në këtë novelë, përmes një satire tragjikomike, rrëfehet dilema e vjetër sa vetë njerëzimi: çfarë është, në të vërtetë, çmenduria?

Psikiatri i shquar Simon Bakamarte vendos të lërë Portugalinë, ku e priste një karrierë e ndritur, për t'u rikthyer në vendlindje e për t'iu futur kërkimeve më origjinale në fushën e re të psikologjisë. Në krye, ngjan se qëllimi i tij i vetëm është përparimi i shkencës në mënyrë që të kurorëzojë veten dhe qytetin e tij "me kurora dafinash që s'vyshken". Me ndihmën e Këshillit komunal të Itaguaisë, ngre një çmendinë të quajtur "Shtëpia e gjelbër dhe dalëngadalë arrin të mbyllë atje të marrë e të shëndoshë mendërisht. Gjithsekush do të pyesë veten: "Kush është i çmendur, tekefundit?" Ajo që vijon më pas është një histori tejet befasuese, që ngre çështjen mes devijimit dhe normalitetit, çmendurisë dhe arsyes. Një rrëfim mbi marrëzinë dhe kthjelltësinë, satirën politike dhe komedinë e sjelljeve njerëzore.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.