Your cart
There are no more items in your cart
Në kryeveprën "Etër dhe bij", Turgenjevi me një stil të jashtëzakonshëm na paraqet konfliktin midis brezave në Rusinë e shek. XIX. Në libër do të lexoni vitet e ndryshimit të përplasjeve shoqërore, konfliktet midis fisnikëve dhe shtresave të varfra, mes të rinjve dhe të moshuarve si dhe do të njiheni me krizat dhe dashuritë e një rinie që mohon çdo lloj vlere. Romani është bërë i famshëm jo vetëm si përfaqësues i denjë i një letërsie të re që po lindte ndjenja të larta estetike dhe shpirtërore siç ishte letërsia e re ruse por dhe sepse në të përshkruhen si ngjarje kryesore kontradiktat midis brezave. Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij. Ajo çka ndodh në fakt në roman nuk ishte një fenomen i ri që i përkiste vetëm shoqërisë ruse të kohës por ashtu si e theksojnë shumë antropologjistë dhe sociologë modern ishte një pasqyrim i idesë se revolta e parë e njeriut është ajo ndaj autoritarizmit të prindërve të vet.