Tre Musketeret

Tre Musketeret

B15375
2.000 Lekë
Aleksander Dyma
ISBN: 9789928186065
Publisher: Onufri
Publication Year: 2014
Number of Pages: 669

Romani "Tre muskëterët" i Aleksandër Dymasë u botua fillimisht me kapituj në gazetën "Siécle", nga marsi deri në korrik të vitit 1844. Më pas u botua me volume, po në vitin 1844, nga shtëpia botuese "Baudry" dhe u ribotua më 1846 te "Fellens dhe Dufour" me ilustrimet e Vivant Beauce. Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter, për të shpëtuar nderin e mbretëreshës së Francës, Ana e Austrisë. Me duelet, betejat, përleshjet e shumta dhe zhvillimet romaneske, "Tre muskëterët" është shembulli tipik i romanit kalorësiak dhe suksesi i romanit qe aq i menjëhertë dhe aq i madh, sa vetë Dymaja e përshtati veprën për pjesë teatrale dhe i rimori të katër heronjtë për të shkruar edhe dy romane të tjera "Njëzet vjet më vonë" dhe "Vikonti i Bargelonne – s ose Dhjetë vjet më vonë" në vitet 1847 – 1850, duke krijuar kështu trilogjinë e tre muskëterëve. Përherë e më popullore, kjo vepër ka frymëzuar një numër shumë të madh filmash dhe pjesësh teatrale.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.