Dymbedhjete Tregime Pelegrine

Dymbedhjete Tregime Pelegrine

B00003
Out-of-Stock
500 Lekë
Gabriel Garsia Markez
ISBN: 9992747943
Publisher: Dituria
Publication Year: 1994
Number of Pages: 153

“... mundi për të shkruar një tregim të shkurtër është po aq intensiv sa mundi për të nisur një roman. Sepse në paragrafin e parë të romanit duhet të kesh përcaktuar gjithçka: strukturën, tonin, stilin, ritmin, gjatësinë dhe hera-herë deri edhe karakterin e ndonjë personazhi. Ç’vjen më pas është kënaqësia e të shkruarit, gjëja më intime dhe më e vetmuar, dhe nëse nuk mbetemi tërë jetën duke korrigjuar librin, kjo ndodh sepse po ai rigorozitet i çeliktë që duhet për të filluar, të imponohet edhe për ta mbaruar veprën. Përkundrazi, tregimi nuk ka as fillim e as fund: ai ngjit ose nuk ngjit. E kur nuk ngjit, përvoja jote dhe e të tjerëve tregon se del më e hajrit ta nisësh prapë nga e para nëpër një udhë tjetër, ose ta flakësh në kosh.”
Gabriel Garcia Marquez lindi në Aracataca (Kolumbi) më 1928. Studioi për drejtësi dhe u mor me gazetari për shumë vite me radhë në Meksikë, Francë dhe Spanjë. Shkroi tregime të ndryshme, të cilat më vonë u botuan të përmbledhura në Sy qeni të kaltër; botoi romanin e parë Gjethurinat (1955) që u pasua nga Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë (1961) dhe shumë të tjera, ndër të cilat përmendim: Vjeshta e një patriarku (1975), Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar (1981). Me romanin Njëqind vjet vetmi (1967) pagëzohet përfundimisht si një nga mjeshtrit e mëdhenj të prozës së sotme dhe të letrave. Më 1982 merr Çmimin Nobel në Letërsi dhe në fund të vitit 1985 botohet Dashuri në kohërat e kolerës. 12 tregime pelegrine u botua prej tij më 1991. Më 2005, pasi fitoi betejën me sëmundjen e kancerit që e mundonte, iu kthye romanit dhe botoi: Kujtime kurvash të trishta.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.